E diel, 15 Qershor 2025
Sipas medias izraelite Ynet, Komanda e Frontit të Brendshëm ka vlerësuar se rreth 35 persona rezultojnë të zhdukur në vendin ku ra raketa në Bat Yam, qytet në jug të Tel Avivit.
Numri i të plagosurve nga ky sulm ka arritur në 100, përfshirë katër persona në gjendje të rëndë, raportoi Ynet.
Mes viktimave janë një djalë 10-vjeçar dhe dy gra të moshuara, përkatësisht 69 dhe 80 vjeç, sipas shërbimit emergjent izraelit Magen David Adom.
Po ashtu, Ynet shton se në Rehovot, një tjetër qytet në jug të Tel Avivit, të paktën 37 persona u plagosën në një sulm të veçantë me raketa. /mesazhi