E martë, 25 Gusht 2015
Gjatë natës së mbrëmshme është kapluar nga zjarri dhe shkatërruar tërësisht një shkollë në fshatin Halabak të Podujevës.
Kjo shkollë, siç tregojnë banorët, njihet si më e vjetra e asaj ane dhe me kushte minimale për të zhvilluar aktivitet mësimor, njofton Klan Kosova.
Zjarrfikësit kanë intervenuar gjatë orëve të para të mëngjesit, por shkolla është djegur në tërësi.
Fshati Halabak nuk ka tjetër objekt shkollor, derisa ende nuk dihen rrethanat e djegies së shkollës së vjetër.