E hënë, 21 Tetor 2013
Në një debat televiziv, në vitet ’90, Tomislav Nikolic, bashkëpunëtori i kryetarit të Partisë Radikale serbe, Vojislav Seselj, që gjykohet në Hagë, ishte pyetur se çfarë do të bëj me shqiptarët.
“Nëse e njihni programin e Partisë Radikale, ne shumë mirë të gjithë ata do t’i përzëmë për në Shqipëri”, ka thënë Nikolic, për shqiptarët që sipas pyetësit “nuk e pranojnë shtetin (serb) e gëzojnë të gjitha privilegjet”.