Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Disa detaje para kongresit të FIFA-s rreth pranimit të Kosovës

Prizren Post | 13:02 - 13.05.2016

Mexico City – Kosova pritet të pranohet edhe në FIFA pas anëtarësimit me të drejtat të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kongresi i 66-të i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) mbahet sot në Meksikë me fillim në ora 09:00 (me kohën meksikane), kurse në Kosovë fillon në ora 16:00.

Kosova është në pikën e 15 të rendit të ditës në këtë Kongres. Me pranimin në UEFA, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u pranuar edhe në FIFA, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit në gjirin e saj ka 208 anëtarë, e cila do të thotë se Kosovës i duhen 50 për qind të votave, gjegjësisht 105 vota.

Në rast të pranimit në FIFA, Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Rusia 2018.


Arivisti Company