Distria Krasniqi e artë në Mastersin e Jerusalemit në xhudo


E martë, 20 Dhjetor 2022

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Jerusalemit në xhudo.

Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles.

Ndaj saj realizoi herët aksion për wazzari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.

Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.

Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore.

Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Etiketa: ,