Kurti në Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet kyç për paqen dhe sigurinë në Kosovë


E hënë, 29 Qershor 2026
Kurti në Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet kyç për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga Koloneli Kurt A. Rorvik, në Kampin Bondsteel në Ferizaj, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan, siç tha ZKM, shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit