E diel, 23 Qershor 2019 
SARAJEVË – Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, njofton portali Klix.ba.
Sipas Klix, presidenti Thaçi javën e ardhshme do të marrë vendimin nëse do t’i përgjigjet ftesës.
Mediat boshnjake përkujtojnë se presidenti i Kosovës muajin e kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën, transmeton KP.
Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH.
Etiketa: Bosnja, Hashim Thaçi, Kosova, Milorad Dodik