E martë, 8 Dhjetor 2015
Washington – Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me këto deklarata të cilat i ka quajtur si “shkelje të rëndë të vlerave amerikane”.
Njëri nga kandidatët e Partisë Republikane për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Donald Trump, vazhdon të japë deklarata radikale të cilat po hasin në reagime të ashpra të opinionit amerikan por edhe në mbarë botën, pasi në paraqitjen e tij të fundit bëri thirje për ndalesë të hyrjes së muslimanëve në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e tij që drejton fushatën paraelektorale në një deklaratë të shkruar ka komunikuar qëndrimin e Trump në të cilën thuhet se pjesa dërrmuese e muslimanëve në botë urrejnë amerikanët për çka SHBA-të duhet të mbyllin kufijtë për të gjithë muslimanët deri në momentin që zyrtarët amerikanë të zgjidhin këtë problem.
“Derisa nuk kuptojmë këtë problem, vendi ynë nuk guxon të lejojë të jetë viktimë e sulmeve të paskrupullta të atyre të cilët besojnë në xhihad dhe nuk vlerësojnë jetët e njerëzve”, porosoiti Trump i cili kryeson sondazhet e hulumtimit në garën për kandidatin Republikan për zgjedhjet të cilat do të mbahen vitin tjetër.
Etiketa: Donald Trump, Muslimanët