Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë!


E mërkurë, 10 Qershor 2020

TIRANË – Kryeministri shkruan se Eurbondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës. Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe të Rindërtimit Arben Ahmetaj se Shqipëria shënoi sukses dje në daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit.

Shqipëria ka arritur që të sigurojë eurobondin 650 mln € në tregjet ndërkombëtare për një afat 7 vjeçar dhe me interes 3.625%.

Etiketa: , ,

Leave a Reply