E martë, 22 Dhjetor 2020
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka ndarë rrugët me partinë e Ramush Haradinajt, për shkak të mospërfilljes së kësaj partie ndaj deputetes Kadaj-Bujupi, shkruan “Bota sot”.
Gazeta Bota sot merr vesh nga burime të saja se Donika Kadaj Bujupi ka arritur marrëveshje me Vjosa Osmanin, që t’i bashkohet asaj në listën e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.
Donika Kadaj Bujupi prishi raportet me AAK-në, pasi nuk e votoi qeverinë Hoti, ku ishte pjesë edhe partia e Haradinajt.
Gjykata Kushteteuese shpalli mbrëmë zgjedhjet, ku tani ka mbetur vetëm data e tyre./Botasot
Etiketa: Vjosa Osmani, Zgjedhjet