E mërkurë, 28 Janar 2015
Prishtinë – Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas protestës së djeshme ka mbledhur sot kabinetin e tij qeveritar në orën 10:00.
Ai gjatë mbledhjes së 11-të të qeverisë ka shprehur edhe një herë keqardhjen për të lënduar dhe ka ofruar përkrahje për policinë për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.
Mustafa theksoi se protesta e djeshme kryekëput kishte qëllime politike.
“ Protesta kishte kryekëput qëllime politike. Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë qeveritare për të mbrojtur pronën publike nga partitë politike. Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri Mustafa më pas ka theksuar se në protestën e djeshme u pa që organizatorët kishin vetëm qëllime politike.
“Qytetarët u thirren për të protestuar për Trepçën dhe shkarkimin e një ministri i cili kërkoi falje dhe të cilin nuk e pranuam. Trepça nuk mbrohet me dhunë ndaj policisë, ajo është mbrojtur me ligj që pamundëson privatizimin e saj . Qëllimi i kësaj proteste nuk ka qenë shkarkimi i Jabllanoviqit e as “Trepça” por ka qenë marrja e pushtetit”, është deklaruar Mustafa, duke shtuar se ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar falje ndonëse ne nuk jemi pajtuar me deklarata e tija. Mustafa nuk e ka përmendur se a do të ketë shkarkim apo jo të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviq.
Etiketa: Kosovë