Doping në gjysmëfinalen e “Euro 2016”


E mërkurë, 13 Korrik 2016

doping

“SportBild” pretendon se futbollistët francezë mund të kenë marrë simulantë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Gjermanisë.
Akuza të rënda vijnë nga Gjermania për përfaqësuesen franceze të futbollit.

E përditshmja gjermane “SportBild” pretendon se futbollistët francezë mund të kenë marrë simulantë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Gjermanisë që “gjelat” fituan me rezultatin 2-0.

“Një reporter i ‘Sport Bild’ ka gjetur në dhomat e zhveshjeve të Francës pas ndeshjes, një kuti të preparatit Guronsan. Guronsan është një simulant me kafeinë”, shkruan kjo gazetë.

Ndonëse ky preparat nuk është në listën e ndaluar të WADA-s, ekspertët gjermanë të antidopingut e cilësojnë këtë një rast të mirëfilltë dopingu, përcjell “Panorama Sport”.

“Sipas WADA, çdo përpjekje për të fituar një avantazh ndaj kundërshtarit përveç forcës së trupit, është doping. Ndaj për mua, Guronsan është doping. Rritja e performancës në sport nga kafeina është e provuar shkencërisht. Ajo rrit gjithashtu edhe shpejtësinë e reagimit”, u shpreh për gazetën gjermane eksperti i dopingut, profesor Fritz Sorgel.

Të fundit