Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Dora e zezë” dhe “Sundimi sekret i botës”

Prizren Post | 13:34 - 03.03.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Eroll VELIJA

Muhammed Isa Davud në librin e tij, potencon: ”Para më shumë se një shekulli mendimtarët, udhëheqësit, shkrimtarët kanë zbuluar se ekziston “sundimi sekret” e cila udhëheqë të gjitha lëvizjet politike dhe ekonomike, mirëpo nuk dinin se kush është prijës i saj, kush është prijësi suprem. Edhe po të dinte një anëtar i qeverisë se kush ishte ai nuk u tregonte të tjerëve, sepse ai është ura lidhëse e cila i lidhë pushtetin me prijësinë suprem, kurse prijësi mbetet sekret. Disa anëtar të kësaj qeverie kanë pranuar se në botë nuk sundojnë kryetarët dhe ministrat që shihen mirëpo njerëzit që edhe kryetarët nuk i njohin. Oto Bizmarku ka dekdeklaruar se ekzistojnë forca të padukshme të cilat po planifikojnë ta pushtojnë botën dhe të organizojnë një pushtet botëror. Ai nuk i precizon këto forca por i quan Imponderabilia.

Lamartini konfirmon se ekziston një dorë e fshehur e cila qeverisë botën. Mazini i kishte deklaruar doktor Brindestonin:

”Ne dëshirojmë ta pushtojmë çdo rrezik, e veçmas rrezikun e padukshëm i cili na ka shtypur të gjithëve. Prej nga vie ajo? Dhe ku ndodhet vallë? Askush nuk e din dhe askush nuk e ka zbuluar dot. Ky është organizatë e fshehtë e cila është e fshehur madje edhe për ne, ndonëse për një kohë të gjatë merremi me studimin e veprimtarisë së organizatave sekrete.

“Në vitin 1784 qeveria Bavareze dispononte me argumente të pamohueshme lidhur me ekzistimin e komploteve kontinuele të Satanës. Në përshkrimin detal të ngjarjeve në vazhdim gjithmonë ka qenë Adam Vajshaupt, profesori jeziut i jurisprudencës në Universitetin e Ingoldshtatit. Më pas e braktisë krishtërimin dhe e pranon sektin e satanës-“Satanizmin” Atë e kanë angazhuar themeluesit “ e çmendur” të sektit Ritshild për t’i shqyrtuar dhe sajuar sërish protokollet e vjetër në bazë moderne. Qëllimi i këtyre protokolleve është ta përgatisin trollin për ndërtimin e tempullit të djallit i cili duhet ta pushtojë botën. Ideologjia e djallit synon t’ia imponojë një pjesë të llojit njerëzor që do të mbetet në jetë pas katastrofës së gjithmbarshme të cilën janë duke e përgaditur.

Detyrën e tij Vajshaupt e ka kryer në majin e vitit 1776. Plani i të cilit kishte hartuar për qëllim rrënimin e të gjitha qeverive dhe besimeve ekzistuese botërore. Këtë do ta realizojë me ndarjen e popujve në pakte kundërshtare të cilët do të luftojnë vazhdimisht për shkak të një sërë problemesh prej cilëve do të lindin urrejtja e shtuar racore dhe ngecja e të gjitha mënyrave të bashkëpunimit politik e ekonomik. Në plan është theksuar se këto pakte duhet të armatosen ashtu që të jenë të aftë në çdo moment të krijojnë incidente për shkak të cilëve paktet e theksuar do të luftojnë ndërmjet tyre duke dobësuar kështu qeverin kombëtare dhe organizatat e tyre fetare.

Simbolet e Masonëve: “Kompasi Falus”, “Vizorja Çalus » dhe Kryqi i Sionizmit të Krishter si dhe ajo Hebreje

Në vitin 1776 Vajshaupt themeloi organizatën bartësit e dritës (The Iluminati) në këtë mënyrë ka arritur t’i përfitojë gati 2000 ithtarë në mesin e cilëve kanë qenë shumë eruditë të shquar nga fusha e letërsisë, shkencave të natyrës, ekonomisë dhe industrisë. Në mes tjerash është konkluduar edhe ajo që për realizimin e planit të Vajshauptit do të duhej:\1.Përdorur mito në para dhe shërbim seksual për t’i përvetësuar personat të cilët zënë funksione të rëndësishme dhe me peshë edhe atë në të gjitha qeveritë dhe në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor. Pasi që një person i tillë të kapet në rrjetin e Iluminatit, ai duhet të blokohet nga të gjitha anët dhe të lodhet tërësisht me punë që janë në dobi të tyre. Kjo arrihet nëpërmes kanosjeve me dështim politik, bankrotim, që do të bëhet viktimë e skandalit publik, kanosje me persekutim ose vrasje të tij dhe njerëzve të dashur të tij.

Profesor Se’id Xhezairi në përkthim të librit:”figurat në tabelën e shahut” thekson: ”Kjo duhet të na përkujtojë rastin e ministrit britanik prof. Brumfaer me Kristina Kiler që ndodhi më vitin 1963. Skandali i cili tronditi tërë Britaninë kishte shkaktuar një sërë skandalesh lidhur me personalitete të shquara britanike me vajzat e reja, të pasur dhe virgjërore. Në këtë rast del qartë në shesh që kreatori i lidhjeve të trilluara është gjithnjë një person – dr. Vard, që na e kujton një skandal të ngjashëm para betejës në Suez që e kishte tronditur Francën. Heroi kryesor i këtij skandali ka qenë M. Lotrokije, atëbotë kryetar i këshillit të deleguarëve francezë e me të edhe shumë personalitete të tjera të Francës. Ky skandal zbuloi fytyrat e vërteta të personaliteteve publike-njerëz të cilët netët e kuqe i kalonin me adoleshente. Në të gjitha proceset e përfolura mund të vërehet veprimi sionist nga hija e cila ka për qëllim shkatërrimin e të gjitha vlerave civilizuese me akcent të posaçëm në vlerat morale dhe fetare”.

2. Të gjithë Iluminatët të cilët janë profesorë në universitetet dhe institucione shkencore janë të obliguar t’i kushtojnë vëmendje të posaçme studentëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe studentët nga qarqet e larta shoqërore për ta orientuar vëmendjen e tyre në internacionalizëm, në mënyrë që tërë procesi edukativo-arsimor të përshtatet çështjes së globalizimit.

3. Është tejet me rëndësi që njerëzit e aftë, të dalluar dhe me ndikim të futen në rrjetin e Iluminatëve. Me këtë qëllim studentët (të përmendur në pikën 2) kanë arsimim të posaçëm se si, para se gjithash si persona profesionistë. Të gjenden në vendet më të ndjeshme të shoqërisë që do t’u mundësojë të fshihen nën mbulesën e qeverive të vendeve të ndryshme si ekspertë dhe specialistë për të vepruar në hije. Qëllimi i këtyre planeve së fundit është rrënimi i të gjitha religjioneve dhe qeverive të botës.

4. Ndërmarrja e aktiviteteve me qëllim të sundimit të të gjitha mediumeve relevante të botë, në veçanti atyre elektronike, në mënyrë që çdo ditë të jenë në pozitë të ndërtojnë opinionin publik duke nxitur frikë të vazhdueshme tek konsumentët e vet dhe duke ofruar qeverisjen internacionale si alternativ të vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve të botës. Kjo duhet të na përkujtojë edhe rastin e kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, edhe një manjak seksual . Skandali i cili tronditi tërë italinë kishte shkaktuar një sërë skandalesh lidhur me personalitete të shquara Italiane me vajzat e reja, të pasur dhe virgjërore. Vajza Marina, e cila nga revista “Fortune” është rreshtuar në mesin e 10 biznesmenëve më të fuqishme në botë, ka ndërhyrë në debatin në lidhje me skandalin seksual, në të cilën është zhytur i ati i saj, duke e mbrojtur atë dhe duke dënuar përpjekjet për ta “therë pas shpinë babanë e saj”, duke insistuar se edhe ai ka të drejtë për jetë private. Marina e mbrojti pasi që Giampaolo Tarantini, një biznesmen, i cili gjendet nën hetime, i tha prokurorëve në Bari se ka siguruar 31 femra (prostitute) për ahengjet e shtatorit të Satanist – Italian – premier. Zgjerohen skandalet seksuale të kryeministrit Italian vitit të kaluar, deri në janar të këtij viti. Tarantini theksoi se pesë prej këtyre prostitutave kanë pasur marrëdhënie me Berluskonin, pas muajve të verës, gjatë së cilëve Berluskoni u kritikua edhe nga kisha katolike për shkak të jetës së shfrenuar, ai pësoi edhe një goditje nga aleati kryesor i partisë së tij, Gianfranko Fini. Edhe përkundër skandalit seksual, Berluskoni ka theksuar se ai mbështetet ende nga 68 % e votuesve (Baggëtisë- siç e potencon dora e fshehtë) në Itali.

Nuk e konsideroj aspak të parëndësishëm faktin që Adam Vajshaupt është me origjinë çifute. Nuk e konsideroj të jashtëzakonshëm as atë që ai mund të ishte vetë “Antikrishti” vetëm sikur të ishte me një sy. Më vitin 1776 kur djalli i mallkuar me emrin Adam Vajshaupt organizoi Iluminatët me qëllim të komplotit kundër krishterëve. I quajti Iluminatë (The Iluminati), që do të thotë bartës të dritës, e ky është emërtim i djallit i marr nga emri i Iblisit- Lucifer, që do të thotë bartës i dritës ose qenie me dritë të jashtëzakonshme.

Kjo do të thotë se organizata e Iluminati është themeluar për kryerjen e frymëzimeve të cilët krerët fetarë i marrin nga Luciferi (Satana) gjatë ceremonive të tyre speciale. Këshilli suprem i Iluminatit përbëhet prej 13 anëtarëve, kurse ata janë njëkohësisht edhe komisioni ekzekutiv (organ) i këshillit tjetër që quhet Këshilli i tridhjetë e treve. (Duhet theksuar që Këshilli i tridhjetë e treve përmban anëtarët të cilët i kanë themeluar themelet e ideologjisë ateiste dhe materialiste e që në vitin 1884 Marksi e kishte publikuar në Manifestin e partisë komuniste. Xhaxhai i Marksit ishte njëri prej krerëve më të lartë fetarë çifutë, por ishte tërhequr nga rrethi i priftërinjve të lartë çifutë, kur i ishte dhënë një funksion më i lartë por sekret). (Ibid, f. 89)

Tubimi më i madh lindor është mbajtur në qytetin Ingolshtat. Ky qytet ka qenë trambulinë për pjesëtarët e organizatës masone të cilët është dashur të kyçen në shoqërinë evropiane. Evropa është marr si bazë e celulave të fshehta (Lozha), të cilat duhet të merreshin me organizimin e tubimeve masone në vende të ndryshme, e tërë kjo nën maskën e aktiviteteve të dobishme shoqërore, për shembull atyre me orientim humanitar etj. (Ibid. f.90)

Nëse lëvizjen masone do të konsideronim organizatë sekrete të cilën që në kohërat më të hershme e kanë themeluar priftërinjtë çifutë, shumë përpara vitit 1776 dhe e cila është forcuar sidomos në kohën e dëbimit të çifutëve, atëbotë Iluminatët do të mund t’i definonin si organizatë e cila e ka kryer reformën e organizatës së vjetër, i ka dhënë qëllime më precize duke e vënë, me emërtim të ri, në themele më të forta dhe më të qëndrueshme.

Mendoni pak lidhur me stemën të cilën Vajshaupti e pranon si stemë të organizatës së Iluminatit në vitin 1776. Piramida simbolizon vëndosjen e sundimit diktatorial të cilën do të ketë qeveria ndërkombëtare e ngjashme me atë të Kombeve të Bashkuara. Kjo qeveri nën maskën e demokracisë i është nënshtruar një autokracie të tmerrshme, ndërsa ai që sundon është i padukshëm. Kjo është fshehtësia për çka tani flitet aq si për sistemin global botëror. Mendoni lidhur me syrin në majë të piramidës i cili shkëlqen në të gjitha anët: ai simbolizon shërbimet informative dhe terroriste, të ngjashme me Gestapon-in. Ato i ka organizuar Vajshaupti me parullën e vëllazëisë, për hir të ruajtjes së sekreteve të organizatës dhe për shkak të detyrimit të njerëzve në bindje ndaj dispozitave të organizatës përmes terrorizmit. Ky shërbim ka pasur rol të madh në anarkinë e cila kishte pasur pas revolucionit francez. Dy fjalët në kulm të stemës janë: ANNUIT COEPTIS, që do të thotë:” Komploti yn u realizua”. Më në fund të stemës shkruan: NOVUS ORDO SECLORUM, që do të thotë:” Sistemi i ri shoqëror” ose “Rendi i ri botëror”. Është me rëndësi të theksohet se kjo stemë është pranuar nga ana e masonëve vetëm pas bashkimit të organizatës masone me Iluminatët në kongresin e vitit 1782.
Fjala angleze pyramid përbëhet prej dy pjesëve: “pyro” që do të thotë “zjarr” dhe “madi” që do të thotë “në mes”, prandaj kjo fjalë do të thotë zjarri në mes ose në mes të zjarrit. Ne e dimë se zjarri është njëri prej katër elementeve prej cilëve, sipas besimit të lashtë, është sajuar bota: toka, uji, ajri dhe zjarri. Në pajtim me besimin e lashtë si dhe doktrinat e parë filozofike, zjarri ka qenë elementi themelor madje edhe burim absolut. Në bazë të kësaj domethënia e fjalës piramida do të mund të ishte edhe “qendër e energjisë” ose “qendër e zjarrit”. (Sirru Kuvveti-Heremil-Ekberi”. (Sekreti i piramidës së madhe) Bil Shol Vadshtit, përkthimi në arabisht i Emin Selamit.

Forma rreth së cilës përhapen rrezet mbi piramidë është një pjatë fluturuese. Kjo pjatë fluturuese është përgaditur ashtu që me të mund të fluturohet kudo qoftë në rast të shkatërrimit të paparashikueshëm të kështjellës piramidale sipër cilës shihet qartë syri i “sundimtarit të fshehtë” dhe ky është vetëm një sy, tjetër nuk ka. Dhe dëshiroj të tërheq vëmendjen edhe për një hollësi për ata që janë të zgjuar, e ajo është ngjashmëria në mes stemës së Iluminatit dhe pjesës së poshtme të stemës e cila ndodhet në “Protokolet e liderëve sionistë”, madje edhe në “Ungjilin” bolshevik.
Shiko dhe mendo mirë! Bëhu preciz dhe do të kuptosh se pas këtyre dy stemave fshehet një person i njëjtë.

Sot numri i masonëve ka arritur në 6 milionë, ndërsa numri i lozhave masone në botë ka arritur në 30 000. Dihet se, madje, edhe Vatikani është anëtarë i secilës organizatë të zezë apo të bardhë në botë edhe kjo mjafton si tregues sa thellë ka depërtuar ndikimi masoniano-çifut në të gjitha poret shoqërore dhe tregues i bollshëm për atë sa larg ka arritur “dora e fshehtë”. Kjo dorë ka qëndruar prapa vrasjes së John Palit I. Në agimin e 29 shtatorit të vitit 1978 motra e nderit e cila i kishte shërbyer Papës, si zakonisht, kishte ardhur dhe e kishte mbyllur derën e dhomës por nuk kishte dëgjuar asnjë përgjigje.

Libri, në të vërtetë, nuk paraqet ftesë për pesimizëm, dyshim, defetizëm dhe pritje pasive të zgjidhjes së çështjes në të cilën ndodhemi, por përkundrazi, ai është thirrje për aksion-veprim dhe hulumtim në jetë pavarësisht nga hutia që ka pasuar./Prof. Eroll Velija.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company