Dorëzohen pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte


E mërkurë, 27 Qershor 2018

Prishtinë – Pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale.

Grumbullimi i dëshmive është bërë nga Grupi i Shoqërisë Civile të cilët kanë përgatitur kallëzimet kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga Koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.

Etiketa: , ,
Të fundit