E premte, 20 Qershor 2014
Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, është deklaruar lidhur me zhvillimet politike paszgjedhore në Kosovë.Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në rrjetin social “Twitter”, se po përcjell zhvillimet politike në Kosovë.
“A është LDK e vetëdijshme për rrezikun? A mundet ajo dhe partnerët e saj të kthejnë kohën”, ka shkruar Pack.Pack i është bashkuar krerëve të shteteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët i kanë bërë ftesë spektrit të gjerë politik të Kosovës që, pas marrjes së dritës jeshile për procesin e Stabilizim-Asociimit, të avancojnë dialogun në Bruksel me Serbinë.
Etiketa: Doris Pack, Lidhja Demokratike