Drejtësia dështon ta mbrojë buxhetin nga veteranët e rrejshëm


E diel, 8 Shtator 2019

PRISHTINË – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Në këtë raport është bërë një analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm.

Hyrije Mehmeti nga ky institut ka thënë se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar ta mbrojnë buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.

“Nga analiza e IKD-së rezulton që prokurorët dhe gjykatësit në raste specifike kanë dështuar të mbrojnë interesin publik – rrjedhimit dëmin e shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës nga veteranët e rrejshëm”.

Etiketa: , ,