E premte, 10 Janar 2020
PRIZREN – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport sot organizoi debatin publik me qytetarë, ku u diskutua rregullorja që po hartohet nga kjo drejtori për vlerësimin e subjekteve në subvencionim nga fusha e kulturës.
Në debat morën pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme kulturore. Me ketë rast, pjesëmarrësit me diskutimet e tyre dhanë vëretjet dhe sugjerimet lidhur me hartimin e këtij dokumenti.
Nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka, u bë e ditur se debate të tilla do të ketë edhe më tej, me qëllim që dokumentet e hartuara të jenë sa më të kompletuara me anë të bashkëpjesëmarrjes së qytetarëve dhe grupeve të interesit.
Gjithashtu në këtë debat u diskutua edhe për formimin e komisionit për monitorimin e projekteve.
Etiketa: Debat Publik, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Prizren