Dronët e Edi Ramës ndaj Serbisë


E hënë, 21 Shtator 2015

ELBASAN – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke e përgatitur një skenografi me dronë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Kryeministri Rama, pritet t’i lëshojë disa dronë në Elbasan Arena në ndeshjen Shqipëri – Serbi, mirëpo dronët e lëshuar do të mbajnë flamuj të Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Blic, raporton Lapsi.al.

Përmes kësaj ideje, disa burime i thanë Lapsi.al se Rama kërkon të tregojë se sa i ndryshëm është ai në mendime e ide edhe me kryeministrin Vuçiç, të cilin e sheh si rival direkt në marrëdhëniet me BE –në.

Ideja e përdorimit të dronit dhe flamurit të BE –së në një ndeshje sportive nuk ka asgjë negative, përveç zhvlerësimit të zemëratës serbe në rastin e ndeshjes së 14 tetorit 2014.

Etiketa: , ,
Të fundit