Dumfries drejt Madridit, Reali gati të paguajë 20 milionë euro


E mërkurë, 3 Qershor 2026
Dumfries drejt Madridit, Reali gati të paguajë 20 milionë euro

Real Madridi është pranë kompletimit të transferimit të Denzel Dumfries, pasi ka vendosur të paguajë klauzolën e tij të largimit në vlerë prej 20 milionë eurosh. Lajmi është raportuar nga Fabrizio Romano, Matteo Moretto dhe Florian Plettenberg.

Sipas raportimeve, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe mbetet vetëm përmbushja e procedurave administrative para se gjithçka të bëhet zyrtare. Duke qenë se klauzola do të aktivizohet nga klubi spanjoll, nuk ka pasur nevojë për bisedime mes Real Madridit dhe klubit aktual të futbollistit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën madrilene, e cila kishte vendosur këtë repart në mesin e prioriteteve të merkatos pas largimit të Dani Carvajal. Holandezi vlerësohet për paraqitjet e tij dinamike, forcën në duele, si dhe aftësinë për të kontribuar në fazën sulmuese.

Me ardhjen e pritshme të Dumfries, drejtuesit e Real Madridit konsiderojnë se kanë gjetur zgjidhjen për një nga pozitat që kishte ngritur më së shumti pikëpyetje për sezonin e ri. Njoftimi zyrtar për transferimin pritet të publikohet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të klubit.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit