E hënë, 25 Maj 2026

E ardhmja e Denzel Dumfries te Inter Milan mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez po ndiqet me interes nga dy gjigantë evropianë, Liverpool dhe Barcelona, para hapjes së afatit kalimtar veror.
Sipas mediave italiane, klauzola e largimit prej 25 milionë eurosh që aktivizohet në korrik ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha. Liverpooli thuhet se ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa Barcelona vazhdon ta mbajë në listën e dëshirave.
Paraqitjet e Dumfries ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve kanë lënë përshtypje të mira te katalanasit, të cilët po e konsiderojnë si opsion serioz për repartin defensiv.
Megjithatë, lojtari ndihet mirë në Milano dhe deri më tani nuk ka kërkuar largimin nga skuadra zikaltër./04 Online
Burimi: 04online
