E hënë, 29 Korrik 2013
DURRËS – Dy të mitur kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të djelës në Durrës, në afërsi të fshatit Fllakë. Një automjet i cili drejtohej nga njëri pret 13-vjeçarëve, ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë të dy bashkëmoshatarët 13-vjeçarë.
Mësohet se një nga të miturit me inicialet A.H, i kishte marrë automjetin të atit fshehurazi dhe më pas kishte dalë së bashku me shokun e tij E.K.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkaq dy të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital, pasi gjendja e të miturit që drejtojnë mjetin është mjaft e rëndë.
Etiketa: Aksident, Durrës