Dyshja Salah&Mane të pandalshëm, Liverpool mposht Cityn në International Champions Cup


E enjte, 26 Korrik 2018

Liverpooli shënoi fitore në ndeshjen miqësore të International Champions Cup.

The Reds triumfuan para shikuesve në stadiumin e New Jerseyt kundër Manchester Cityt me rezultat 2-1.

Të parët në epërsi erdhët futbollistët e Pep Guardiolës, ku golashënues ishte Leroy Sane që mori një pasim të saktë në të 57-tën minutë nga Bernardo Silva.

Pas kësaj të besuarit e Jurgen Klopp morën nën kontroll ndeshjen dhe arritën të realizonin dy gola.

Së pari Rafael Camacho pasoi për mrekulli te lojtari më i mirë i Liverpoolit Mohammed Salah, e cila me lehtësi mposhti Claudio Bravon.

Kur pritej të përfundonte takimi, kampionët anglez shkaktuan penalti dhe përgjegjësinë për ekzekutimin e dënimit më të rëndë e mori Saido Mane.

Ky i fundit realizoi gol në minutën e katër të kohës shtesë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Theksojmë se takimin e radhës Liverpooli e ka me Manchester Unitedin gjersa Citizens do të takohen me Bayern Munichun.

Pas kësaj, Liverpool ka tre pikë në renditjen tabelore ndërsa City mbetet pa asnjë.

Etiketa: , , ,
Të fundit