Dyshohet se lëshoi mbi 1600 diploma false për nga 300 euro, arrestohet i dyshuari në Prizren


E martë, 18 Gusht 2026
Dyshohet se lëshoi mbi 1600 diploma false për nga 300 euro, arrestohet i dyshuari në Prizren

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i arrestuari, me iniciale I.Ç., pronar dhe person përgjegjës i një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se nga viti 2019 ka lëshuar rreth 1,679 diploma profesionale, pa zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse, transmeton Klankosova.tv.

Sipas hetimeve, një diplomë dyshohet se është shitur për rreth 300 euro, ndërsa përfitimi i përgjithshëm dyshohet të jetë rreth 500 mijë euro.

Diplomat dyshohet se janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë vendit, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të prokurimit.

Gjatë kontrollit të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prizren, janë sekuestruar 333 diploma, dy kompjuterë, dy USB, tri vula, një telefon, dokumente me shënime për pagesa, 630 euro dhe nëntë kartëvizita.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vendosë për masën e mëtejshme.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit