OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së


E enjte, 17 Shtator 2026
OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë thirrje për protestë gjithëpopullore në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët të mërkurën u dënuan nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim në total.

Në një konferencë për media, përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë njoftuar se protesta do të mbahet nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërkohë, OVL-UÇK ka bërë të ditur se sot, në orën 16:30, do të lansojë një platformë për kundërshtimin e vendimit dënues të Hagës.

Lansimi do të bëhet në sheshin “Skënderbeu”, ku përfaqësuesit e organizatës pritet t’u bashkohen edhe protestës së studentëve.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit