E kanosi ish-bashkëshorten në mënyrë të vazhdueshme, ndalohet i dyshuari në Obiliq


E diel, 31 Maj 2026
E kanosi ish-bashkëshorten në mënyrë të vazhdueshme, ndalohet i dyshuari në Obiliq

Një rast i kanosjes në familje është raportuar në Obiliq, ku një person dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24-orësh, ankuesja ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar video dhe fotografi ku shihet duke gjuajtur me armë në poligon, si dhe imazhe me armë zjarri, duke e kanosur në mënyrë të përsëritur.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar, ndërsa dyshohet se i njëjti person ka shqetësuar vazhdimisht edhe nënën e tij, e cila jeton jashtë vendit.

I dyshuari, siç thuhet në raportin e Policisë, i është nënshtruar kontrollit mjekësor me udhëzim të QKMF-së dhe më pas është dërguar në Neuropsikiatri për konsultë me psikiatër.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të Avokatit Mbrojtës ku ka pohuar se videot e lartcekura ia kishte dërguar ankueses, vlen të ceket se i dyshuari posedonte dokumentacion/raporte të mëhershme të psikiatrit. Me urdhër të prokurorit është inicuar rast Kanosja (në kuadër të Dhunës në Familje) ndërsa i dyshuari dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë”, thotë tutje PK./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit