E nisi sezonin me këmbë të mbarë, Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A


E martë, 25 Gusht 2026
E nisi sezonin me këmbë të mbarë, Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A

Amir Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Serie A me këmbë të mbarë.

Futbollisti kosovar ishte stabil dhe i pakalueshëm në fitoren e Napolit ndaj Genoas në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në Serie A, shkruan “Gazeta Express”.

Golat e vonshëm të Kevin de Bruyne dhe Antonio Vergara ia siguruan fitoren me rezultat 2:0 ekipit napolitan.

Por, merita për këtë fitore ka padyshim edhe siguria e Rrahmanit.

Dhe, kjo paraqitje i është shpërblyer përfaqësuesit kosovar, i cili është përfshirë në formacionin ideal të javës në Serie A nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Sofascore.

Rrahmani u vlerësua me notën 8.2, ndërsa e gjen veten në zemër të mbrojtjes së bashku me Bremer të Juventusit.

Një fillim i mbarë për Rrahmanin, i cili po kalon momente magjike, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Së fundmi, kapiteni i Kombëtares së Kosovës u martua me bukuroshen Drita Stublla./Express


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit