E enjte, 7 Maj 2026

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të vrasjes së foshnjës në Ferizaj.
Sipas policisë, e dyshuara raportohet se kishte lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës.
Foshnja ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte vdekur pas një kohe të shkurtër.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për procedura të mëtejshme. Ndërkohë, e dyshuara po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj”, thotë PK.
Burimi: klankosova
