Ebola mund të vihet nën kontroll pas 6 muajsh


E diel, 17 Gusht 2014

Ebola_Virus_In_Africa-VIEWNIGERIA
Epidemia e virusit vdekjeprurës Ebola në Afrikën perëndimore mund të vihet nën kontroll pas 6 muajsh.

Kështu tha në Gjenevë, Joan Liu, Presidenti i Organizatës “Mjekët pa kufinj”, i cili nënvizoi se situata po përkeqësohej më shpejt se parashikimi për shkak të nënvleftësimit.

Liu tha, gjithashtu, se kërkohet një bashkëpunim më i mirë ndërkombëtarë për ta luftuar këtë sëmundje.

Epidemia e shpërthyer në Guine në shkurt të këtij viti, i ka marrë jetën deri tani në këtë shtet afrikan dhe në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri 1145 personave.

Ndërsa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë edhe 2127 raste të raportuara me të prekur nga ky virus.

Të fundit