E hënë, 16 Nëntor 2020 
The Reds janë goditur nga një sërë lëndimesh dhe duket se një tjetër lojtar do të jetë nën një pikëpyetje të madhe.
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka zbuluar që Jordan Henderson u zëvendësua gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Belgjikës për shkak të ‘ngushtësisë’, kjo nënkupton qe dëmtimet e tmerrshme të Liverpoolit po përkeqëshen edhe më shumë.
Kapiteni i Reds u tërhoq në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga mesfushori i Tottenhamit Harry Winks ndërsa Tre Luanët u dëbuan nga gara e Ligës së Kombeve në një humbje 2-0 ndaj Belgjikës në Den Dreef.
Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Southgate konfirmoi që Henderson dështoi të luante në pjesën e dytë për shkak të një problemi fitnesi – por ai nuk ishte i sigurt për ashpërsinë e tij.
Etiketa: Anglia, Jordan Henderson, Liverpool