Edhe 100 mijë euro për mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes


E mërkurë, 10 Gusht 2022

PRISHTINË – Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka marr vendim që t’i ndajë edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, që kishin mbetur pa u mbështetur në rundin e parë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në prezantimin e vendimit është shprehur se duhet të ndahen edhe 100 mijë euro për këtë kategori.

“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Pra, bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, tha Murati në arsyetim.

Ky propozim është votuar me shumicën e votave.

Etiketa: , ,
Të fundit