E martë, 2 Qershor 2026

Sot, Policia e Kosovës në Zveçan ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur më 30 maj.
Sipas njoftimit, bazuar në hetimet e zhvilluara, personi i dyshuar kishte goditur një automjet me targa të huaja, i cili ishte i parkuar në rrugën “Obiliqeva”, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë dhe punës hetimore të zyrtarëve policorë, është arritur identifikimi i personit të dyshuar me inicialet S.S. (1970). I njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në Zveçan.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa pas intervistimit personi është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Burimi: klankosova
