Edhe 48 orë mbajtje për imamët


E enjte, 18 Shtator 2014

Është shtyre vendimi për imamët të cilët akuzohen për veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ata do të jenë në mbajtje edhe për 48 orë të tjera, deri në marrjen e vendimit nëse do t’u caktohet masa e paraburgimit ose jo, kërkesë kjo e bërë nga prokurori Haki Gecaj.

Avokati i imamit Enis Rama, Mahmut Halimi, tha se nuk është asnjë fakt që klientit të tij t’i caktohet masa e paraburgimit, ndaj shpreson që gjyqtari nuk do ta aprovojë kërkesën e kryeprokurorit.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, dyshohet se ka shpëlarë qindra-mijëra euro. Ai, sipas fletarrestimit, të cilin e ka parë KTV-ja, thuhet të ketë pranuar fonde nga organizata të ndryshme, në mesin e tyre edhe atë al-Haramain, organizatë e lidhur me al-Qaedan.

Një pjesë e madhe e fondeve që ka pranuar Krasniqi kanë përfunduar në llogarinë e NTP “Portat”, biznes i regjistruar në emër të imamit Krasniqi. E pika tjetër për çka dyshohet Krasniqi është edhe nxitja e urrejtjes, më saktë, nxitjes së të rinjve për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, derisa avokati i tij, Bajram Tmava, mohon veprat për çka dyshohet klienti i tij./Telegrafi/

Etiketa: , ,
Të fundit