Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Edhe kësaj radhe LDK-ja me dy qëndrime për zgjedhjet

Prizren Post | 08:51 - 13.07.2018

Prishtinë – Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Derisa Lutfi Haziri ka thënë se ka evoluar qëndrimi i LDK-së dhe se tani duhet të ketë zgjedhje, Agim Veliu ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e LDK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndrim të unifikuar sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Përderisa nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka evoluar dhe se tani kërkojnë që zgjedhjet të mbahen para se të vazhdojë faza finale e dialogut me Serbinë.

Nënkryetari tjetër i LDK-së Agim Veliu ka thënë se qëndrimi i kësaj partie nuk ka ndryshuar.

Veliu ka thënë se varësisht nga ndryshimi i rrethanave struktura e LDK-së do të vendosë nëse do të iniciojnë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë.


Etiketa:
Arivisti Company