E hënë, 30 Nëntor 2020
WASHINGTON – Kompania Moderna.Inc tha se të hënën do të aplikojë për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë të vaksinës së saj kundër COVID-19.
Rezultatet e testimit të fazës së tretë të vaksinës së kësaj kompania kanë treguar se ajo është efektive 94.1%, pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë.
Vaksina e Modernas mbase mund të jetë vaksina e dytë që pritet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, këtë vit.
“Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase”, tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks.
“Ne presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie”, tha ai.
Njoftimi i Modernas pason lajmet nga kompania tjetër, Pfizer.Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE që vaksina e tyre ishte 95% efektive. Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent, një javë përpara Moderna-s.
Përveç regjistrimit të aplikimit të saj në SHBA, Moderna tha se do të aplikonte për miratim me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Rezultati i fundit i efektivitetit të vaksinës së Modernas është pak më i ulët se një analizë e përkohshme e lëshuar më 16 nëntor që tregonte një efikasitet prej 94.5%.
Ky ndryshim, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe.
Etiketa: Amerikë, Coronavirus, Covid19, Europë, Moderna, Vaksina