E enjte, 22 Tetor 2026

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimeve në terren në Komunën e Rahovecit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë, Inspektorati ka ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi, deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
