Edhe PDK-ja merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive


E hënë, 7 Shtator 2026
Edhe PDK-ja merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, Hamza tha se partia e tij do të marrë pjesë në seancë, duke shprehur njëkohësisht shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit.

Ai uroi që vazhdimi i seancës të mos përfundojë pa rezultat dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit