E hënë, 1 Gusht 2016
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), Organizatën Terroriste Guleniste – Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY) e shpalli organizatë terroriste.
Ndërkohë që 56 nga 57 Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të mbledhura në takimin përgatitor të 43-të të organizatës mbështetën këtë vendim, përfaqësuesi i Egjiptit tha: “Ne kemi respekt për vendimin e pranuar nga shumica por sidoqoftë duhet që këtë temë ta shqyrtojmë me Kajron” duke mos miratuar kështu projektrezolutën e miratuar nga vendet e tjera anëtare.
Egjipti edhe më parë kishte abstenuar komunikatën e Kombeve të Bashkuara që dënonte tentativën për grusht shteti të 15 korrikut.