Edhe Tony Blair kundër Serbisë, mbron Shqipërinë në UEFA


E shtunë, 18 Tetor 2014

Londër – Kombëtarja shqiptare do të mbrohet nga ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair para Komisionit Disiplinor të UEFA-së për akuzat pas ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

E përditshmja sportive shqiptare Sport Ekspres, ka njoftuar se këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Tony Blair, nga ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, do të mbrojë Shqipërinë para para Komisionit Disiplinor të UEFA-së

Kuqezinjtë ngarkohen me dy akuza – Refuzoi vazhdimin e takimit dhe lëshimin e flamurit Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Partizanit – pas ndeshjes së ndërprerë me Serbinë të martën mbrëma në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Përveç ish-kryeministrit britanik në ekipin kuqezi do të jetë edhe avokati i njohur Skënder Fani./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit