Edi Rama e Hashim Thaçi, qytetarë nderi të Ulqinit


E shtunë, 4 Prill 2015

Ulqin – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi janë shpallur Qytetarë nderi nga Komuna e Ulqinit.

Rama e Thaçi u nderuan me këtë çmim në Ditën e Ulqinit, e cila shënohet të shtunën e parë të prillit. Të dy liderët shqiptarë u vlerësuan lartë nga udhëheqja komunale e Ulqinit, për kontributin e dhënë në zhvillimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe integrimin evropian. Madje, Hashim Thaçi u quajt edhe Ismail Qemajli i Kosovës.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se ndihet i nderuar me çmimin Qytetar nderi i Ulqinit. Ky çmim, sipas Thaçit është edhe më i veçantë, duke qenë se pavarësia ishte beteja e përbashkët e të dyja shteteve.

Kryediplomati kosovar shtoi me tutje se historia e Kosovës është pandashme me atë të Malit të Zi. Derisa shprehur falënderim të veçantë për atë që Ulqini dhe Mali i Zi dhanë për të strehuar popullin e Kosovës, kur mbi ta po ushtrohej një terror nga Serbia.

Ditë të veçantë e ka vlerësuar edhe kryeministri Edi Rama, marrjen e çmimit Qytetar nderi i Ulqinit, duke thënë se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtarë.

Kryeministri shqiptar tha se tani shqiptarëve u takon barra kryesore në forcimin e lidhjeve mes njëri tjetrit. Rama shtoi se shqiptarët janë aktorët kryesor të paqes, zhvillimit dhe integrimit.

Sipas Ramës, Ulqni është një shembull përfekt i oazës ballkanike që përbën si kulturë edhe një simbol të Evropës së bashkuar, ku gjenë të mbledhura së bashku kultura, zakone, dhe një pafundësi supriza.

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, para marrjes së çmimit, janë takuar edhe me kryetarin e Ulqinit, dhe me presidentin e Malit të Zi, Filiph Vujanoviq.

Etiketa: , ,
Të fundit