Edi Rama të bisedojë për shkëputjen e Luginës nga Serbia e mos të kërcejë si Ilir Meta valle


E mërkurë, 1 Tetor 2014
Kushtrim KADRIU

Kushtrim KADRIU

Vizita e paralajmëruar e kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama për në kryeqytetin e Serbisë Beogradin më 22. tetor. 2014, është vizite historike për politiken ballkanike, pas gjysme shekulli një kryeministër shqiptar shkel kryeqytetin e Serbisë, gjatë kësaj vizite, kryeministri shqiptar duhet ti tërheq vërejtjen për shkeljet e drejtave bazike njerëzore të shqiptareve ne Kosovën Lindore nga qeveria e Serbisë.
Kërkese bazike që duhet të dalë nga vizita e z. Rama do të duhet te ishte diskutimi me qeverinë e Serbisë për lirimin e tri komunave shqiptare të pushtuara nga ajo dhe të kthimin kufijve të pas luftës se dyte botërore, kur këto komuna ishin pjesë të Kosovës, e ku kjo zgjedhje është zgjidhja me e mire e mundshme, më e drejtë e cila njëherë mire do e zgjidhte problemin e shqiptareve dhe serbeve në Kosovën Lindore.
Kjo Kërkese e kamotshme e popullit shqiptarë që jeton në Kosovën Lindore, është e bazuar në referendumin e vitit 1992 ku këta qytetarë ne shumicë absolute kërkuan shkëputje nga Serbia dhe bashkim me Kosovën.

Uroje që kjo vizite të mos shkoj si ajo e para ca vitesh qe u realizua nga ish-ministrit të punëve të jashtme tё Shqipёrisё, z. Ilir Meta nё Serbi dhe Bujanoc e Preshevё, ku na dha njё pasqyrë jo reale pёr gjendjen e shqiptarёve nё kёto komuna.
Nё vend se tё bisedohej pёr arsyet e varfёrisё sё skajshme tё shqiptarёve, ndjekjet, arrestimet, gjykimin qё po u bёhet tё rinjve shqiptarё, denimet e njё pas njёshme, militarizimin e vendit, diskriminimin e shqiptarёve nё tё gjitha fushat e jetёs, mos investimet, kthimin e shqiptarёve tё ndjekur dhe shumё tё tjera, aty kёrciti daullja dhe u hodh vallja!! Krijohej përshtypja se shqiptarёt qenkan qytetarёt mё tё lumtur nё Serbi dhe se çёshtja e tyre qenka zgjidhur pёrfundimisht. Serbisё njё shёrbim shumё i mirё te faktori ndёrkombёtar, shёrbim tё cilin jo vetёm qё nuk e kishte pritur, por as qё do ta arrinin vetё asnjёherё. Si udhëheqësit e shqiptarëve, ashtu edhe faktori ndёrkombёtar, duhet ta kenё tё çart se zgjidhja me e mire dhe më e drejtë është bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Të fundit