Edita Tahiri takoi krerët e Odës Ekonomike të Kosovës


E enjte, 15 Gusht 2013

Prishtinë, 15 gusht – Zëvendëskryeministrja e Qeverisë, Edita Tahiri takoi kryetarin dhe sekretarin e Odës Ekonomike Kosovës, përkatësisht Safet Gërxhaliu dhe Berat Rukiqin, me të cilët bisedoi mbi veprimtarinë e OEK-ut dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike në fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Tahiri vlerësoi angazhimet e OEK-ut në fuqizimin ekonomik të shtetit, si dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit bilateral e rajonal. Ajo në veçanti vlerësoi arritjen e memorandumeve të bashkëpunimit me odat ekonomike të shteteve të rajonit, përfshirë Serbinë, duke e vlerësuar si kontribut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, në harmoni me marrëveshjen për normalizim, njofton kabineti i zëvendëskryeministres.

Në takim u tha se marrëveshjet e arritura nxisin bashkëpunimin ekonomik në sektorin privat, forcojnë fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane, ndërkohë që ndikojnë në uljen e informalitetit dhe krimit të organizuar në rajon.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply

Të fundit