E shtunë, 20 Tetor 2018
Bota e futbollit u dridh më 10 korrik kur u konfirmua transferimi i Cristiano Ronaldos në gjigantin italian, Juventus.
Një fillim i vështirë, jo i pritur për portugezin, e bëri atë të mos shënojë në tri ndeshjet e para me Zonjën e Vjetër, edhe pse pati goditje më shumë se çdo lojtar tjetër në Evropë, gjithsej 61 sosh.
Por goli erdhi në Turin, në ndeshjen kundër Sassuolos, shkruan AS, njofton Klan Kosova.
E kampioni aktual i Serie A deri më tani nuk ka lëshuar asnjë pikë në asnjërën nga kompeticionet, duke fituar në dhjetë ndeshjet e luajtura.
Prezenca e pesë herë fituesit të Topit të Artë në kampionatin italian duket se po sjell pakënaqësi tek tifozët në një aspekt tjetër.
Këtë sezon çmimi i biletave në Serie A është rritur dukshëm dhe kjo po shihet për shkak se Italia tashmë mban njërin nga lojtarët më të famshëm në botë.
Në secilën ndeshje ku ndonjëra skuadër e pret Juventusin në shtëpi, ajo po shfrytëzon praninë e portugezit për të përfituar nga shitja e biletave. Në ndeshjen e parë kundër Chievos, kjo e fundit rriti çmimin e biletave për 50%.
Po ashtu edhe në ndeshjen kundër Udineses, tifozët e bardhezinjve u shfaqën të pakënaqur pasi u detyruan të paguanin 60-75 euro për të udhëtuar që ta mbështesin skuadrën e tyre të zemrës, shkruan AS, transmeton Klan Kosova.
Gjërat kanë ndryshuar edhe në Allianz. Zonja e Vjetër ka ngritur çmimin e biletave për 30%. Kjo, sipas medieve, do të shpie në protesta të tifozëve.
Etiketa: Cristiano Ronaldo, Juventus, Serie A