E hënë, 8 Korrik 2013
Të shtënat vdekjeprurëse ndaj përrkrahësve të Vëllazërisë Myslimane në Kajro kanë lënë më shumë se 34 njerëz të vdekur dhe 500 të plagosur.
Muhamed Ibrahim El-Beltagy, një deputet i Vëllazërisë, e përshkroi incidentin e sotëm si një masakër. Sulmi është kryer nga forcat ushtarake, kur protestuesit po e falnin namazin e sabahut.
Sipas raporteve mjekësore, rreth 500 vetë u plagosën gjatë këtij sulmi.
Një mjek i tha Al Jazeeras se shumica e të plagosurve kishin plagë në kokë.
Vëllazëria tha se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në një spital të improvizuar në Nasr, një lagje në kryeqytetin egjiptian.
Ndërkohë ushtria tha se një “grup terrorist”, ishte përpjekur për të sulmuar objektin e Gardës Republikane, ku Mursi thuhet se është duke u mbajtur. Sipas pretendimeve të tyre, kjo është arsyeja e gjuajtjes ndaj protestuesve. Por këtë gjë e demanton plotësisht Vëllazëria, duke thënë se krimi u krye kur ata ishin në namaz.
Dhuna e fundit ngriti edhe më tej tensionet politike, ndërsa grushtshteti po lufton për të gjetur një konsensus për atë se kush duhet të jetë kryeministër, pasi kryesuesi i opozitës Muhamed El Baradei po kundërshtohet me të madhe.
Edhe partia Nur njoftoi se është tërhequr nga bisedimet mbi qeverinë e re, në shenjë proteste kundër të shtënave fatale të së hënës.
Partia Nur kishte nënshkruar dekretin e ushtrisë për rrëzimin e presidentit demokrat Muhamed Mursi, duke i dhënë legjitimitet ushtrisë për të krijuar grush shtet.
Të akuzuar nga myslimanët vendas se ka tradhtuar kauzën e tyre, Partia Nur po përballet me ndarje brenda partisë, dhe po e humb mbështetjen në mesin e elektoratit të saj.