Egjipti mbyll kufirin me Rripin e Gazës


E premte, 12 Korrik 2013

Kajro, 12 korrik – Autoritetet egjiptiane kanë mbyllur të premten prapë kufirin me Rripin e Gazës, njoftojnë autoritetet.

Kjo është hera e dytë për një javë që vendkalimi kufitar në Rafah mbyllet, pas rihapjes së pjesshme të mërkurën.

“Pikëkalimi do të rihapet prapë të shtunën nga të dy anët”, ka thënë një zyrtar kufitar.

Autoritetet egjiptiane lajmëruan se edhe të shtunën kufiri do të jetë i hapur vetëm për katër orë gjatë ditës.

Kjo për të mundësuar transportimin e pacientëve dhe rastet tjera humanitare.

Etiketa: ,
Të fundit