Egjipti po i konfiskon pasuritë e Shejh Jusuf el Kardavit


E diel, 4 Janar 2015

yusuf-al-qaradawi

Kajro – Burimet gjyqësore të Egjiptit kanë njoftuar se Shejh Jusuf el Kardavi dhe djali i Muhamed Morsi janë vendosur në listën e personave, pasuria e të cilëve do të konfiskohet nga organet gjyqësore të Egjiptit.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se Ministria e Drejtësisë së Egjiptit ka publikuar një listë me emra të personave, pasuria e të cilëve do të konfiskohet nga organet shtetërore të këtij vendi.

Në këtë listë gjendet edhe emri i Shejh Jusuf el Kardavit, kryetar i Unionit të Dijetarëve Muslimanë, Emadudin Abdulghafurr, ish-zëvendës i Muhamed Morsi, Ahmed Morsi, i biri i Muhamed Morsi, si dhe shumë figurave të njohura të Vëllazërisë Muslimane.

Të fundit