E enjte, 31 Tetor 2013
Prishtinë, 31 tetor – Sot, në orët e hershme të mëngjesit, katër persona të panjohur për aktivistët e nëndegës “Kodra e Trimave”, në një veturë të tipit BMW X5, ngjyrë hiri, me tabela të regjistrimit 04*103*BO, kanë kërcënuar me armë zjarri ekipin e PDK-së në lagjen “Kodra e Trimave” dhe ua kanë shkatërruar materialin e fushatës zgjedhore, që kanë qenë duke e vendosur nëpër lagje, njofton PDK përmes një kumtese dërguar medieve.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, dënon ashpër këtë akt, thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë.
Etiketa: Kosovë, PDK