E hënë, 23 Qershor 2014 
Grupi i Drenicës sërish do të paraqitet në gjykatë në veri të Mitrovicës. Por pas situatës së fundit në veri të vendit, ekipi mbrojtës ka kërkuar urgjentisht që të bëhet transferimi i lokacionit të mbajtjet së gjykimit.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se janë të shqetësuar nëse nuk merret parasyshë kërkesa e tyre, pasiqë pas tensioneve të fundit në veri, është problematike që një seancë e tillë të mbahet në veri të vendit.
“Kemi paraqitur kërkesë të re që të transferohet lokacioni i mbajtjes së gjykimit nga pjesa veriore e vendit në Prishtinë”, ka thënë për Klan Kosovën, avokati Tomë Gashi.
Avokatët kanë shqetësime edhe në lidhje me gjendjen shëndetësore të klientëve të tyre.
Etiketa: Kosovë, Rasti Drenica