Ekspertët: Ivanov të mos anashkaloj Zaevin [video]


E shtunë, 28 Janar 2017

Shkup – Ekspertët vlerësojnë se nëse mandatari Gruevski dështon të formojë qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov obligohet që mandatin për Qeverina t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Profesopri Temellko Ristevski thotë se një gjë e tillë e rregullon Kushtetuta.

[youtube 2p6C2rsGJ2I]

“Nëse e marrim parasysh Nenin 2 dhe paragrafin 2 të Kushtetutës duhet para së gjithash të vlerësohet dëshira e shumicës. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për ndryshime dhe ata janë kundër dhënies së mandatit për VMRO – DPMNE-në dhe koalicionit të saj. Nëse dihet kjo, mendoj, nëse Gruevski nuk arrin të formoj Qeveri, atëherë qeverinë duhet ta formojë lideri i opozitës Zoran Zaev”, tha për Alsat-M profesori Temelko Risteski.

Në rast të dështimit që VMRO – DPMNE-ja të formojë Qeveri, dhe kryetari i shtetit përsëri mandatin ia jep kësaj partie, atëherë sipas ish-deputetit Esad Rahiq, në Maqedoni mund të ketë eskalim të situatës politike.

Sipas Nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: “Presidenti i Republikës së Maqedonisë ia ndan mandatin kryetarit të asaj partie politike ose partive politike, koalicioneve të cilat do të dëshmojnë se kanë shumicë në Parlament.”

Etiketa: ,
Të fundit