Ekspozitë kushtuar veprimtarit Adem Demaçit


E enjte, 21 Prill 2016

Adem Demaçi

Prishtine – Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë sot ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.


Demaçi shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e kishte nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”.

Leave a Reply

Të fundit