Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar


E enjte, 30 Prill 2026
Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Norvegjia në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet F.B. ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze, pasi kërkohej nëpërmjet INTERPOL-it me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet se i ishte shmangur organeve të drejtësisë për një periudhë të caktuar kohore.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Norvegjisë.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit